Të mërkurën grumbullimi i Kombëtares së Kosovës U20 në basketboll do të zhvillohet në palestrën “1 Tetori” nga ora 12:00 deri në ora 14:00.
Në listën e gjerë janë ftuar 26 basketbollistë, në mesin e tyre edhe Albatrit Syla dhe Norik Binqe, të cilët do të bashkohen më vonë në grumbullime, për shkak të obligimeve që kanë në skuadrat e tyre, njofton Klan Kosova.
Përzgjedhësi i Kosovës U20, Dritëro Sefaja do ta ketë mundësinë të shohë formën e lojtarëve para grumbullimeve të ardhshme.
Dardanët e rinj do të luajnë në Divizionin B në Evropian, ku janë në Grupin C së bashku me Suedinë, Gjeorgjinë dhe Ukrainën.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.●●●
SKSHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.