Shumë palestinezë që pësuan nga bombat izraelite si këta, do të mund të mjekohen e shërohen në një vend afro 10 mijë kilometra larg shtëpive të tyre.
Është Indonezia, shteti me popullsinë më të madhe muslimane, që po e ofron këtë ndihmë për popullin e Gazës.
Presidenti I këtij vendi, Prabovo Subianto, e bëri me dije këtë ofertë në një paraqitje të vecant, duke shtruar se listat duhet të përgatiten nga Autoriteti Palestinez.
Në ndërkohë me mijëra të plagosur po trajtohen edhe në Egjipt.
E ata që po mjekohen në spitalin El Arish, një ditë më parë i vizitoi kreu i këtij shteti, Abdel fatah El Sisi, së bashku me homologun frances, Emanuel Macron.
Dy liderët vizituan edhe qendrën Logjistike të Kryqit të Kuq Egjiptian, ku I dëgjuan rrëfimet e punëtorëve humanitarë nga terreni në Gazë.
E në anën tjetër të globit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tre nga pengjet e sulmit të 7 tetorit 2023 të Hamasit, u shfaqën përkrah prresidentit amerikan, Donald Trump në darkën e Komitetit Kombëtar të kongresit republikan. /Klankosova.tv.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LE
SHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.