Të martën do të mbahet koncerti përmbyllës i edicionit të 22-të i festivalit ndërkombëtar ReMusica Festival 2023.
“Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në koncertin e mbylljes së Edicionit të 22-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës - ReMusica Festival 2023, me koncert simfonik: EUROPEAN UNION YOUTH ORCHESTRA E martë, 23.05.2023, Atelieja e Pallatit të Rinisë ne orën 20.00”, thuhet në njoftimin e ReMusica Festivalit.
“Orkestra Simfonike e themeluar nga Claudio Abbado European Union Youth Orchestra, së bashku me anëtarët e WBYO – Western Balkans Orchestra dhe solist Daniel Rowland, do të mbyllin Edicionin e 22-të të festivalit ReMusica.
“Orkestra Rinore e Bashkimit Evropian është njëra nga orkestrat simfonike më të shquara në botë, e cilësuar si ‘institucion elitar i llojit të vet’ nga New York Times, dhe ‘ambasadori me i mirë i Bashkimit Evropian’ nga ish-Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.