Këtë javë zhvillohet xhiroja e radhës e La Ligës.
Pa dyshim kumbon derbi më i madh në botë e që mund të rezultojë “vendimtar” për titull – El Classico midis Real Madridit dhe Barcelonës.
Barcelona po i ikën katër pikë Realit në krye të tabelës kur kanë mbetur edhe katër javë para fundit.
Katalunasit hyjnë të lënduar nga eliminimi prej Ligës së Kampionëve, por me vullnetin për ta mposhtur gjigantin spanjoll sërish pas betejave të suksesshme në Superkupë dhe Kupën e Mbretit.
Në anën tjetër, Realit i ka mbetur vetëm La Liga si shpresë për të marrë ndonjë trofe këtë sezon, dhe do të shpresojë t’i japë fund ecurisë së keqe që po i ngjan së fundmi me Blaugranët.
Këtë përballje të shumëpritur mund ta ndiqni të dielë në kanalin Sport 1 të platformës më të madhe në vend, Art Motion.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.