I gjithë ekipi i Kosovës U-21 në futboll ka rezultuar negativ pas testimit për COVID-19.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës, një ditë para duelit që futbollistët tanë do ta kenë kundër Anglisë U-21, transmeton Klan Kosova.
"Na gëzon fakti se të gjithë futbollistët dhe stafi i Kombëtares U21, kanë rezultuar negativ në testin e kryer për COVID-19 nga laboratori i licencuar i UEFA-s dhe tani janë plotësisht të fokusuar për t’u paraqitur sa më mirë kundër anglezëve", thuhet në njoftimin e FFK-së.
"Atmosfera në kampin e Dardanëve të rinj është shumë e mirë, derisa edhe entuziazmi dhe dëshira për t’i treguar vlerat e tyre përballë një kombëtareje të madhe si Anglia është e lartë".
Ndërsa, grumbullimit është bërë e ditur se i janë shtuar edhe dyshja e futbollistëve, Qëndrim Zyba e Ardit Nika.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.