Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e së martës në kuadër të xhiros së tretë, të fazës së grupeve, në Ligën e Kampionëve.
Në Grupin A, Napoli triumfoi ndaj Ajaxit me rezultat 6-1, gjersa në përballjen tjetër, Liverpooli fitoi ndaj Rangers, me rezultat 2-0.
Derisa në Grupin B, Club Brugge e befasoi Atletico Madridin, duke e mposhtur me rezultat 2-0, teksa Porto e mposhti Bayer Leverkusenin.
Në Grupin C, Bayerni e shkatërroi Viktoria Plzen, me rezultat 5-0, derisa në derbin e natës së sotme, Interi shënoi fitore ndaj Barcelonës, me rezultat minimal 1-0.
Në Grupin D, Marseille triumfoi ndaj Sporting CP, me rezultat 4-1, derisa Entracht Frankfurti me Tottenhamin kanë ndarë pikë, pasi përfundoi me rezultat 0-0. /Klankosova.tv/
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.