Denveri në tetë ballafaqimet e fundit ka gjetur fitore, mirëpo mbrëmë Boston Celtics e mposhti këtë ekip me rezultat 87-105 në favor të saj ku gjithçka u vendos në çerekun e fundit.
Pelikanët e New Orleans me ndihmën e Zion Williamson i cili ne fund të lojës kishte 38 pikë gjetën fitore ndaj Cleveland Cavaliers me rezultat 109-116 në favor të Pelikanëve, transmeton Klan Kosova.
E papritura tjetër është edhe fitorja e New York Knicks ndaj Toronto Raports, ku Knicks fituan me rezultat 102-96.
Me mbrojte të shkëlqyer fitore ka arritur edhe Miami Heat ndaj Portland Trail Blazers me rezultat 98-107.
Mbrojte të mirë nuk pati Orlando Magic kundër Milëaukee Bucks, Orlando humbi me rezultat 87-124.
Minesota si skuadra e fundit në konferencën perëndimore i ka mposhtur Bullsat e Chicagos me rezultat 121-117.
Duel pati midis Dallas Mavericks dhe San Antonio Spurs, ku në fund fitoren e gjeti San Antonio me rezultat 119-117.
Ndeshjet që kanë shkuar sipas predikimeve janë fitorja e Los Angeles Clippers ndaj Detroit Pistons me rezultat 131-124 dhe fitorja e Indiana Pacers ndaj Memphis Grizzlies me rezultat përfundimtar 132-125.
Ndeshjet më interesante që do të vijnë ditëve në vijmë do të jenë duelet në mes Portland Trail Blazers me Boston Celtics dhe Dallas Mavericks kundër Philadelphia 76ers.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.