Të dielën me fillim nga ora 15:00, në Artmotion do të mund ta ndiqni finalen e madhe të Grand Slemit Wimbledon 2023, që do të zhvillohet në mes të spanjollit Carlos Alcaraz dhe Novak Djokovic.
Alcaraz për momentin është i pari në renditjen botërore të tenistëve, ndërsa Djokovic i dyti.
Për njohësit e tenisit, është i vetmi spanjolli që mund t’i shkaktoj probleme serbit.
Sa i përket karrierës, ka dallim mes tyre, sidomos për faktin që spanjolli është vetëm 20 vjeçar.
Alcaraz si profesionist në këtë sport debutoi në vitin 2018, ndërsa ka të fituar vetëm një Grand Slem, atë të US Open në vitin 2022.
36 vjeçari Djokovic deri tash i ka fituar 23 tituj Grand Slem.
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.