Pas largimit nga Fenerbahçe dhe kalimit në stolin e Benficas, trajneri portugez Jose Mourinho vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Gjyqtari i njohur botëror Anthony Taylor, në një intervistë për BBC Sport, dha deklarata të bujshme për trajnerin portugez pas finales së vitit 2023 në Europa League.
"Finalja e Europa Ligës 2023 ishte ngacmimi më i keq që kam përjetuar në karrierën time. Familja ime ishte me mua dhe fakti që ata u prekën më tronditi shumë. Sjellja e Mourinhos ndikoi edhe te tifozët", zbuloi Taylor
Ndeshja të cilës Taylor iu referua ishte finalja, ku Sevilla fitoi ndaj Romës me penallti 4-1 dhe e çoi trofeun në muzeun e saj.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.