Lajmet e fundit

“Kam dëgjuar këto ditë, edhe statuse, u shqetësuat ju për të mbrojtur njëfarë Dritan Goxhaj, për të cilin po ua them sot këtu, nuk ka asnjë ditë në UÇK. As edhe një ditë në UÇK. Dhe një dokumenti i cili më është vënë në dispozicion, nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e morët dhe aq të paudhë jeni saqë u munduat ta përdornit për hesape politike siç doni të përdorni edhe protestën. Prandaj ju them edhe proteuseve, këta mos i lejoni të ua vjedhin protestën”, tha Balla.Pos tjerash, Balla tha se dokumenti nuk flet fare për heroin Tahir Sinani, ashtu siç u tha, teksa i kërkoi të falur edhe familjes së Sinanit - për manipulimin e turpshëm që u bë me qëllim përfitimin politik. Ai pati edhe një mesazh për Berishën, që e akuzoi për urrejtje ndaj UÇK-së, transmeton Klankosova.tv
“Ja si u çmontua inskenimi i partisë së Sali Berishës, të cilët me qëllim dhe dashakeqësi e lexuan emrin Tahir Sinanaj sikur ai të ishte Heroi ynë i Kombit Tahir Sinani. Dy emra të ndryshëm. Dokumenti i UÇK që na u vu në dizpozicion për të treguar se kush është Dritan Goxhaj, nuk flet fare për Heroin e Kombit Tahir Sinani, por për një person tjetër me emrin Tahir Sinanaj, siç u konfirmu nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK. Ndjesë të gjithëve, veçanërisht familjarëve të Heroit, shokëve të armëve, e kujtdo tjetër që u ndjenë të fyer nga këta palo “patriotë” të Shqipërisë dhe që e bënë këtë manipulim të turpshëm për përfitime politike. Vesi del me shpirtin. Sali Berisha nuk e fsheh dot urrejtjen kundër UÇK, dikur i arrestonte dhe i përndiqte, sot me emrat e heronjve të UÇK krijon lojëra të ndyra për hesape politike. Larg qoftë ta kisha bërë me të vertete një gabim të tillë apo të inskenoja diçka që e bënë me dashakeqësi Sali Berisha dhe rekrutët e tij”.