Suso i është përgjigjur ftesës së klubit të vendlindjes, Cadiz që luan në kategorinë e dytë spanjolle, duke nënshkruan kontratë deri në vitin 2029.
31 vjeçari ka folur së fundmi se si ka refuzuar milionat në futbollin e Arabisë Saudite, e po ashtu për periudhën më të artë të karrierës, të cilën e ka kaluar te Milani nga 2015-2020, me periudha të ndryshme huazimi te Genoa dhe Sevilla.
“Momenti im më i mirë ka qenë kur nënshkrova me Milanin. Aty e ndjeja veten, sikur po luaja futbollin tim më të mirë”, ka thënë Suso për “Radio Cadiz”.
Ai po ashtu ka rrëfyer që ka qenë shume afër të bashkohet me Real Madridin në moshën 16 vjeçare, transferim që kishte dështuar atë kohë. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.