Massimiliano Allegri po kërkon një qendër sulmues për sezonin e ardhshëm dhe dy opsionet kryesore janë dy reprezentuesit italian, Mateo Retegui dhe Moise Kean.
Retegui, aktualisht te Al-Qadisiya, po konsideron rikthimin në Itali, por kërkesat e larta financiare, 45-50 milionë euro për transferimin dhe 16 milionë euro rrogë, e bëjnë operacionin sfidues, transmeton Klankosova.tv.
Milan mund të ofrojë një kontratë 5-vjeçare me 5 milionë euro plus bonuse.
Nga ana tjetër, Kean mbetet një alternativë, por ekzistojnë shqetësime për gjendjen e tij fizike, dhe për ta ulur çmimin, mund të përfshihet edhe Camarda në marrëveshje me Fiorentinën.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.