Regjisori Quentin Tarantino i ka adresuar spekulimet se do ta bëjë regjinë e verzionit të ri të franshizës “Star Trek”.
I famshëm për filmat si “Pulp Fiction”, “Reservoir Dogs” dhe “Kill Bill”, ai ishte përfolur se bashkë me J.J. Abrams po punojnë në një version të ri të klasikut fantashkencë.
“Do ta them një gjë për Star Strek-un që kam pritur ta përmendë dikush. Nuk e di nëse do ta bëj apo jo. Duhet ta shqyrtoj, por Mark ka shkruar vërtet një skenar të mirë. Më pëlqen shumë” , ka thënë Tarantino për Deadline.
“Ka disa gjëra në të cilat duhet të punoj, por vërtetë më ka pëlqyer. Bezdisem me Simon Pegg-un. Ai nuk di asgjë se çfarë po ndodh dhe vazhdon të komentojë sikur i di gjërat. Në një nga komentet ai ka thënë, ‘Paj, shiko, nuk do të jetë Pulp Fiction në hapësirë'. Po do të jetë. Nëse e bëj, pikërisht ashtu do të jetë. Do të jetë Pulp Fiction në hapësirë”.
“Ai aspekt i Pulp Fiction, kur e kam lexuar skenarin, ndjeva, që kurrë nuk kam lexuar një skenar fantashkencë që ka gjëra të tilla në të. Nuk ka asnjë film fantashkencë që ka këso gjëra në të. Dhe ata thanë, e dimë, prandaj edhe duam ta bëjmë”.
https://www.youtube.com/watch?v=s7EdQ4FqbhY
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.