Regjisori amerikan, Quentin Tarantino, ka folur sërish për listën e dëshirave për aktorët që donte t’i kishte te filmi i tij i dytë i metrazhit të gjatë, “Pulp Fiction”.
Mirëpo, pos listës me dëshira, ai u desh edhe të luftonte për të mos i marrë disa aktorë në këtë film, përfshirë edhe Johnny Deppin.
“Në internet po qarkullon një gjë për listën e dëshirave për kastin e Pulp Fictionit, dhe po qarkullon dhe nuk është ajo. Vërtet, s’është ajo. Nuk e dija saktësisht se kush doja që ta luante këtë rol apo tjetrin, prandaj përpilova një listë gjigante me një ton emrash”, ka thënë TArantino në podkestin 2 Bears, 1 Cave.
“Doja që t’i kisha të paraaprovuar dhe nuk e dija nëse do të funksiononte, nëse do të kisha vibe me atë person ose nëse ata do ta kryenin një punë të mirë por doja që ata të aprovoheshin...gjendet kudo mirëpo ajo ishte disi ideja, doja që të mundja të eksploroja por jam gjithashtu shumë kokëngjeshur”.
“A mendoni që Johnny Deppi në rolin e Pumpkinit në këtë film, e që është skena hapëse dhe mbyllëse dhe s’ka më, mendoni se kjo do t’i ndihmojë arkës filmike”, kishte qenë pyetja që thotë Tarantino t’ua ketë bërë krerëve të tij, të cilët fillimisht kishin refuzuar t’ia jepnin këtë rol Tim Rothit.
https://www.youtube.com/watch?v=driYdJ95HHs
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.