Regjisori i famshëm, Quentin Tarantino, e ka pranuar që ai është dashur ta ngritë zërin kundër bashkëpunëtorit të tij, producentit Harvey Weinstein.
Weinstein akuzohet pë ngacmim seksual, sulm seksual dhe përdhunim, ndërkaq Tarantino tani tregon se e ka ditur për këtë gjë.
“Dija mjaft sa për të bërë më shumë se ajo që kam bërë”, tha Tarantino.
“Kishte më shumë për këtë gjë se sa thashethemet normale. Nuk ishte e dorës së dytë. E dija që ai i kishte bërë disa nga këto”.
“Do të doja sikur të kisha marrë përgjegjësi për ato që kisha dëgjuar".
"Po ta kisha bërë punën që duhej ta bëja atëherë, do të duhej që të mos punoja me të”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.