Viti 2025 në 'Premier League' takoi mes vete rivalët e përbetuar
Liverpool dhe Manchester United barazuan dje 2-2 në "Anfiled Road", por me përfundimin e ndeshjes nuk mbaroi edhe beteja mes dy klubeve më të suksesshme angleze, njofton Klankosova.tv.
Gjatë ditës së sotme, "Djajtë e Kuq" publikuan disa fotografi në profilet zyrtare të tyre në rrjetet sociale, ku Andrew Robertson i Liverpoolit, nuk e ndal dot Amad Diallon e United, as duke e kapur për fanelle.
Ky momentum u bë viral nga vetë skuadra e kuqe e qytetit të Manchesterit, që ironizuan me kundërshtarin e tyre.
"Të gjithë e duan fanellën tonë të tretë. Merre tëndën në dyqanin e klubit", shkroi Man.Utd.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.