Futbollisti Etrit Talla beson fuqishëm se Vedat Muriqi do të arrijë ta kalojë yllin e Real Madridit, Kylian Mbappe, me gola dhe do të arrijë ta fitojë “Këpucën e Artë”.
Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ai tha: “Ndër arsyet se pse Muriqi nuk i ka 50 gola por veç 21, është për shkak të ekipit të tij. Besoj dhe shpresojmë se Muriqi do të arrijë ta kalojë Kylian Mbappe, duke e pasë parasysh edhe se Real Madridi nuk është në formën më të mirë të tyre në La Liga”.
Ai po ashtu shtoi se Madridi njihet për ekipin mbretëror për Champions League, andaj fokusi i tyre mbetet aty dhe jo te La Liga, raporton Klankosova.tv.
●●●
KG
SHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.