Skuadra e Baselit e ka konfirmuar largimin e talentit me prejardhje nga Kosova, Leon Avdullahu.
Nga sezoni i ardhshëm, mesfushori Kosovar do të luajë te skuadra gjermane, Hoffenheim, transmeton Klankosova.tv.
Transferimi i tij, i ka kushtuar skuadrës gjermane 8 milionë euro.
“Që kur isha 14 vjeç, e kam veshur fanellën kuq e blu me krenari. Pas shtatë sezonesh në FCB, një kapitull i ri në Gjermani po fillon për mua. Të jem në gjendje të ndërmarr këtë hap pas dy titujsh me klubin të cilit i detyrohem kaq shumë, më duket si një ëndërr. Do të doja të falënderoja sinqerisht klubin dhe të gjithë tifozët për vitet e fundit fantastike – do të mbetem i lidhur me FCB përgjithmonë”, ka deklaruar ai.
Avdullahu sezonin e fundit me Baselin ka luajtur 39 ndeshje dhe ka shënuar një gol.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.