Çfarë do bënit sikurse ta takonit një njeri që iu përngjanë kokë e këmbë?
Me siguri, që gjëja e parë do të ishte një fotografi, transmeton Klan Kosova.
Kështu bëri edhe një njeri që takoi sozinë e tij në aeroplan, e për ta festuar këtë gjë ai bëri një selfie.
Ky nuk është rasti i parë që dy njerëz totalisht të panjohur përngjajnë aq shumë me njëri-tjetrin.
Sidomos tani në kohën e rrjeteve sociale, kjo gjë është vënë re më shpesh.
Së fundmi, dy vajza njëra nga Britania e Madhe e tjetra nga Irlanda, janë takuar në Gjermani ku po studiojnë dhe ngjajshmëria e tyre është marramendëse.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.