Lajmet e fundit

“Ky është një vendim që do ta marrim. Është padyshim avioni më i mirë, dhe kjo është padyshim diçka që do ta shqyrtojmë”, tha ai.Presidenti Erdoan deklaroi se Trumpi e ka dhënë fjalën për këtë dhe sipas tij, ai gjithmonë i qëndron besnik fjalës së tij, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
"F-35 nuk është një çështje e re për ne, kemi marrë një premtim për 5 avionë dhe z.Trump na ka dhënë gjithashtu fjalën e tij për këtë çështje. Trump gjithmonë i qëndron besnik fjalës së tij. Unë besoj se do të merret një vendim pozitiv”, tha ai.Erdogan deklaroi se zhvillimet në luftën Rusi-Ukrainë ishin gjithashtu në agjendën e tyre, ku Trump tha se mendonte se të dyja palët ishin në favor të një marrëveshjeje.