Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ftuar liderët e partive politike në një takim që do të mbahet nesër, me fillim në orën 12:00.
Në këtë takim do të vendoset nëse do të formohet ekzekutivi i ri apo nëse vendi do të shkojë në zgjedhje.
Ditë më parë nga presidenca u konfirmua që në konsultat me liderët, Osmani, do të bëjë thirrje për kompromis politik, duke ngritur shqetësimin në veçanti për çështjen e miratimit të buxhetit e atë të planit të rritjes.
Ndiqni kronikën për detaje:
https://www.youtube.com/watch?v=Lq4F1H2wB9w
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.