Lajmet e fundit

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer ndodhet në Shtëpinë e Bardhë për të zhvilluar bisedime me Presidentin Donald Trump mbi Ukrainën dhe mbrojtjen e saj.
Në një pjesë të bisedimeve, Starmer thekson se pa Trump nuk do të ishte e mundur zhvillimi i diskutimeve për Ukrainën, transmeton klankosova.tv.
''Jemi në një diskutim për një marrëveshje armëpushimi në Ukrainë, marrëveshje për të cilën nuk do të ishte e mundur po të mos ishte hapësira e krijuar nga Trump.
Kryeministri më pas thekson se çdo marrëveshje duhet të jetë afatgjatë dhe jo vetëm një çështje e zgjidhur për një kohë afatshkurtër.
Trump sipas euronews.al, nga ana tjetër shton se siguria në Ukrainë pasi të arrihet një marrëveshje është pjesa e lehtë, pjesa e vështirë është arritja e një marrëveshjeje në radhë të parë.
I pyetur nëse një marrëveshje e arritur me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë do të zgjasë, Trump përgjigjet pozitivisht.
''Kam besim se nëse bëjmë një marrëveshje, ajo do të mbahet'', tha ai.