Presidenti i Francës Emmanuel Macron, për herë të parë po e zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Ai u prit me ceremoni shtetërore nga homologu i tij shqiptar Bajram Begaj.
Presidenca e Shqipërisë ka publikuar fotografi nga takimi Begaj-Macron.
Aty shihet se si homologu shqiptar e pret përzemërsisht presidentin francez.
Begaj ia mban edhe çadrën homologut të tij.
Pas kësaj takimi, shefi i shtetit francez po e zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama.
Aty do të nënshkruhet edhe një marrëveshje për thellimin e marrëdhënieve Shqipëri-Francë.
Rama dhe Macron pritet të mbajnë edhe konferencë për media.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.