Prishtina ka transferuar futbollistin Gjelbirm Taipi, me përvojë edhe në Zvicrë dhe Shqipëri.
Mes klubeve për të cilat ka luajtur, ai numëron edhe St.Gallenin dhe Grasshoppersin.
"FC Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë transferimin e mesfushorit, Gjelbrim Taipi, i cili nga sot bëhet pjesë e klubit tonë", thuhet në njoftimin e Prishtinës.
"32-vjeçari vjen me një bagazh të pasur përvoje nga kampionatet e Zvicrës,Shqipërisë dhe Maqedonisë se Veriut, ku ka qenë pjesë e klubeve si St. Gallen, Grasshoppers, Winterthur, Shkendija, Kukësi dhe së fundmi Partizani. Ai ka luajtur edhe për grupmoshat U21 të Shqipërisë teksa ka zhvilluar dy ndeshje edhe për Kosovën. Taipi vjen për të forcuar mesfushën bardhekaltër dhe për të ndihmuar në arritjen e objektivave për sezonin e ri".
“Jam shumë i lumtur që i bashkohem FC Prishtinës. Është një klub me traditë dhe tifozëri të madhe. Do të jap gjithçka për t’i ndihmuar ekipit në çdo ndeshje", ëshëtë shprehur Taipi.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.