Mesfushori i Liverpool, Dominik Szoboszlai, ka dhënë një deklaratë të fortë para përballjes së rëndësishme kundër Paris Saint-Germain, duke treguar vendosmërinë maksimale për sfidën.
Ylli hungarez theksoi se ai dhe bashkëlojtarët e tij janë të gatshëm të japin gjithçka në fushë, pa kursyer asgjë gjatë ndeshjes.
“Do të japim 100% nga minuta e parë deri në të fundit. Edhe për 125 minuta nëse është e nevojshme. Jam gati të vdes në fushë nesër nëse duhet, ashtu si të gjithë bashkëlojtarët e mi".
"Nesër nuk do të jemi vetëm 11 lojtarë dhe zëvendësuesit, mirëpo do të jetë një stadium i tërë ndaj PSG-së".
PSG ka avantazhin e dy golave nga ndeshja e parë në Parkun e Princave dhe ndeshja e kthimit pritet të jetë e zjarrtë në Anfield./Klankosova.tv
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.