Lajmet e fundit

Një djalë i cili ka lindur pa veshë, ka plotësuar dëshirën e tij për të vënë syze dielli për herë të parë në jetën e tij.
Kieran Sorkin nëntë vjeçar nga Hertfordshire, i është thënë në një spital se veshët e tij tani mund të ia plotësojnë dëshirën për t’i mbajtur syzet e diellit, sepse ai tani ka veshë të rinjë.
Kieran ka lindur me bilateral microtia.
Ai kishte një operacion verën e kaluar për të krijuar një palë veshë, duke marrë kërc nga brinjët e tij.
Ai u operua në SpitalinGreat Ormond Street në Londër.
Kieran tani ka vënë syzet e tij dhe ka admiruar veten në pasqyrë.
Nëna e tij tha se familja, nga Bushey, ishin të kënaqur me rezultatet, transmeton Klan Kosova.
Ai ka lindur i shurdhër, por ai tashmë mund të dëgjojë, në sajë të operacionit të mëparshëm, ku ka bërë një implant dëgjimi.