Bendi kosovar, SYTË, e ka publikuar videoklipin më të ri, atë të këngës “Up in the Air”.
Grupi nga Prishtina në këtë këngë vjen në bashkëpunim me këngëtaren e re, Qendresën.
Videoklipi është xhiruar në dy qytete, në New York City dhe në Prishtinë, ku të përfshirë kanë qenë dy regjisorë të ndryshëm; Denis Bunaku në Amerikë e Klement Brahaj në Prishtinë.
Ndërkaq, producent i kësaj kënge është Drin Tashi, teksa miksimin dhe masterizimin e saj e ka bërë Beau Vallis.
Sa i përket tesktit, atë e kanë shkruar dy vokalistet në këtë këngë dhe dy protagonistet në videoklip, Nita Kaja dhe Qendresa.
https://www.youtube.com/watch?v=8UM7XRi7aEg
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.