06.09.2016 · përditësuar para 3590 dite1 min lexim
Një grua e cila peshon 317 kilogramë, ka thënë se s’do të jetë e lumtur me trupin e saj, përderisa nuk bëhet gruaja më e shëndoshë në botë.
Monica Rileyt i pëlqen shumë që të shtojë në peshë, dhe me ndihmën e të dashurit të saj Sid Riley, ajo synon të bëhet 445 kilogramë e rëndë, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.
27 vjeçarja obeze, ka thënë se dëshiron të bëhet aq e shëndoshë, sa ta thyejë shtratin.
Monica e cila punon si modele për uebsajtet që reklamojnë rroba të përmasave të mëdha, ka thënë se kjo është një fantazi e saja dhe e të dashurit të saj Sid.
Ajo ka thënë se Sid kalon një kohë të gjatë duke gatuar ushqime për Monica’n, derisa ta mbushë plot barkun e saj.
“Plani është që unë ta ha aq shumë sa të bëhem e palëvizshme. Do të ndjehesha sikur mbretëreshë sepse Sid do të më ushqente dhe ai është shumë i lumtur për këtë fakt”.
“Është një fantazi e jona seksuale dhe ne flasim shpesh ëpr këtë. Ai tashmë duhet të më ndihmojë të të ngrihem nga divani e po ashtu edhe nga shtrati”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.