Sylvinjo, trajneri i Kombëtares shqiptare në futboll pas ndeshjes deklaroi se ndihet shumë krenar.
Për Klan Kosova, Sylvinjo tha se e dinte që është një ndeshje e vështirë.
Ai shtoi se është e rëndësishme kualifikimi në Play Off.
“Jam shumë krenar, besoj që kemi bërë diçka për herë të parë në histori, jam shumë krenar”, tha Silvinjo.
Ai theksoi se Anglia është një nga kombëtaret më të mira në botë, dhe nuk është sipas tij referencë në lidhje me Kombëtaren shqiptare në lidhje me Play Offin.
Për përballjen e mundshme me Kosovën në Play Off, ai tha që shpreson që edhe Kosova të vazhdojë përpara. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=VO_EnKDC9rE
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.