Kombëtarja shqiptare do të përballet me Poloninë në ndeshjen e parë të play-offit më 26 mars në Varshavë për kualifikim në Botërorin 2026, në një sfidë vendimtare për objektivat kuqezi.
Trajneri Sylvinho ka bërë publike listën me 26 lojtarët e ftuar për këtë përballje, si edhe për ndeshjen e mundshme ndaj Ukrainës ose Suedisë më 31 mars, raporton Klankosova.tv.
Risia më e madhe në këtë grumbullim janë dy emra të rinj: Stavro Pilo dhe Bujar Pllana, të cilët marrin për herë të parë ftesë nga Kombëtarja A.
Ndërkohë, tekniku brazilian ka rikthyer në skuadër edhe disa nga lojtarët më në formë të momentit, si Ernest Muçi dhe Anis Mehmeti, duke shtuar më shumë cilësi në repartin ofensiv.
Shqipëria synon të bëjë një paraqitje të fortë në udhëtimin e vështirë ndaj Polonisë, për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në ndeshjen vendimtare të 31 marsit. /Klankosova.tv

●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.