Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka folur për momentin e hidhërimit të Armando Brojës në ndeshjen kundër Andorrës, ku sulmuesi ishte mërzitur pasi ishte zëvendësuar.
“Çdo gjë është e zgjidhur. Kam folur me të, kam folur me grupin. Është shumë okej", ka thënë Sylvinho për Klan Kosovën dhe Artmotion në lidhje me hidhërimin e Brojës.
Ndërkaq, ai foli edhe për situatën e lëndimit që ngjau sot ndaj Anglisë ku Broja u largua nga ndeshja.
"Për momentin nuk e di si është gjendja e tij. Shpresoj që nuk ka asgjë. Por akoma duhet të flas me të dhe me doktorin.”
https://www.youtube.com/watch?v=nDuEtTsgMdE
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.