Kampioni gjerman Bayern Munchen ka dështuar në tentimin për ta mposhtur ekipin e Mainz-it në kuadër të Bundesligës.
Ekipi i drejtuar nga trajner Bo Svensson doli triumfues ndaj Thomas Tuchel bile duke bërë edhe një arritje të madhe përcjell klankosova.tv.
Nën drejtimin e Svensson, Mainz e ka mposhtur Bayern-in në shtëpi në tri ndeshjet e para.
Me këtë rast ai bëhet trajneri i parë pas 27 vjetësh që e arrin një gjë të tillë.
I fundit këtë seri ndaj ekipit bavarez e kishte arritur trajneri i Feriburg-ut, Volker Finke nga 1993 deri 1996.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.