“Surprise me” nga autorja Sophie Kinsella është një nga botimet më të reja të kësaj autore, veprat e të cilës janë cilësuar si "best seller" botëror.
Kjo autore njihet për serinë e librave “Shopaholic” (E fiksuar pas blerjeve).
Autorja Sophie Kinsella është e njohur po ashtu për shkrimet e saj në zhanrin komedi, romancë dhe aventurë. Edhe ky libër bën pjesë në këtë grup.
"Surprise me" ka dy personazhe kryesore e ku rrëfimi në libër fillon kur ata mbushin 10 vjet martesë. Ata kanë një jetë të lumtur, karriera të suksesshëm dhe dy vajza.
Por ata e kuptojnë se ju kanë mbetur edhe 68 vjet martesë.
Çfarë vendosin personazhet e librit pasi morën këtë lajm? Si mund të na befasojnë më së shumti njerëzit që i njohim më së miri?
Përgjigjen mund ta gjeni në librin “Surprise me” nga autorja Sophie Kinsella.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.