Luka Donçiq me shokë sfidojnë Clippersat e frikshëm të cilët kanë në organikë dyshen Paul George dhe Khawi Leonard në një nga ndeshjet kryesore të Perëndimit për këtë javë.
Edhe kjo ndeshje si krejt të tjerat vjen ekskluzivisht në Artmotion.
02:30 LA CLIPPERS - DALLAS ART SPORT 1
“American Airlines Arena” pret një nga ndeshjet më të rëndësishme të kësaj jave në Perëndim. Dallasi do jetë nikoqire e Clippersave në një ndeshje interesante që zhvillohet të enjten duke filluar nga ora 02:30 pas mesnate dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Forma aktuale e skuadrave është mjaftë e mirë me Dallasin madje që janë një nga skuadrat më të suksesshme të ditëve të fundit në NBA e me ç’rast kanë arritur edhe të inkuadrohen në mesin e tetë skuadrave më të mira momentale në Perëndim duke renditur 20 fitore dhe 17 humbje, transmeton KlanKosova.tv.
Nga ana tjetër, L.A Clippers tashmë janë kaluar nga Lakers dhe Suns dhe mbajnë pozitën e katërt të bregut perëndimor me 25 fitore dhe 15 disfata.
Këto dy skuadra kanë luajtur 160 ndeshje mes tyre në histori, teksa deri më tani 94 fitore kanë Dallas Mavericks e 66 sosh rivalët e tyre të Los Angeles Clippers.
L.A Clippers, 5-shja e mundshme titullare:
Beverly, Williams, George, Leonard, Ibaka
Dallas, 5-shja e mundshme titullare:
Donçiq, Richardson, Kleber, Prozingis, Hardaway Jr.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.