Katër ndeshjet e para të javës mbaruan dhe tani ka mbetur edhe derbi i javës i cili luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit në mes të Feronikelit dhe Dritës.
Ky duel do të transmetohet në Art Sport 1 dhe Klan Kosova të dielën me fillim nga ora 13:30.
Pas fitores së Ballkanit ndaj Drenicës, Drita tashmë është në pozitën e dytë në tabelë dhe do të ketë nevojë për fitore në këtë duel në mënyrë që të rikthehet në kreun e tabelës.
Pas 22 ndeshjeve të luajtura, Drita mban pozitën e dytë në tabelë me 47 pikë, vetëm një më pak se Ballkani, por po ashtu edhe me një ndeshje më pak.
Nga ana tjetër, Feronikeli qëndron në pozitën e gjashtë në tabelë me 27 pikë të arkëtuara me 6 fitore, 9 barazime dhe 7 humbje.
Për shkak të rëndësisë që ky duel ka llogaritet si një nga ata që nuk duhet të humbet nga Superliga e Kosovës.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.