Tri ndeshje goxha interesante do të zhvillohen sot për javën e tetë të Superligës, të cilat do të transmetohen drejtpërdrejt në platformën Artmotion.
Vëmendje kryesore do të jetë në Suharekë, në derbin Ballkani - Llapi.
Kjo lojë zhvillohet me fillim nga ora 13:00 dhe jepet në kanalin Sport 2, njofton Klankosova.tv.
Në plan në po të njëjtin termin, janë edhe dy takime mjaft të forta, ajo mes Gjilanit dhe Ferizajt, e cila transmetohet në Sport 3 dhe Dukagjini - Drenica, në Sport 4.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.