Sot priten të zhvillohen dy ndeshje në kuadër të Superligës së Kosovës e cila është në javën e gjashtë, njofton Klan Kosova.
Ndeshjet që do të zhvillohen janë: Drita – Gjilani dhe Trepça ’89 – Feronikeli
Loja Drita – Gjilani, fillon në ora 13:30 me gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Fatlum Jashari, Hekuran Osmani, Shpëtim Murtezi.
Po ashtu edhe Trepça ’89 – Feronikeli fillojnë në ora 14:00, gjyqtarë janë: Besfort Kasumi, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Alban Shala.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.