Në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll, sot do të zhvillohen dy takime.
Në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, Arbëria do të jetë nikoqir i Prishtinës, njofton Klan Kosova.
Dy skuadrat kanë arritur fitore në ndeshjet e tyre të para, andaj edhe në këtë takim kërkohet vazhdimi i rezultateve pozitive.
Dueli tjetër i ditës së sotëm është ai në mes të Drenicës dhe Besës së Pejës, që zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Drenicasit në këtë përballje konsiderohen si favorit në letër, përball të rinjve nga Peja.
Dy takimet fillojnë nga ora 16:00 dhe do të transmetohen në kanalet e Art Motion.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.