Federata e Basketbollit e Kosovës dhe Artmotion kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi ku tani e tutje Superliga e Kosovës në Basketboll do të quhet Artmotion Superliga.
Artmotion gjithashtu do të jetë sponzor gjeneral i Superligës së Kosovës në Basketboll deri në fund të stinorit, njofton Klankosova.tv.
Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Platformës televizive Artmotion, Alaudin Hamiti dhe kryetari i Federatës së Basketbollit, Arben Fetahu gjatë një konference që u mbajt sot nga ora 11:30.
Drejtori i platformës televizive, Alaudin Hamiti u shpreh i kënaqur me marrëveshjen e re të arritur.
Teksa, kryetari i Federatës së Basketbollit, Arben Fetahu u shpreh i kënaqur me lidhjen e kësaj marrëveshje, ku ndër tjera tha se kjo do të ndihmojë akoma më shumë në ngritjen e cilësisë së basketbollit në Kosovë.

●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.