Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me dy ndeshjet e radhës që do të zhvillohen në Suharekë dhe Podujevë.
Ballkani dhe Feronikeli takohen sot në sfidën e xhiros së dytë, shkruan Klan Kosova.
Dy skuadrat kanë arritur fitore një xhiro më parë, madje duke shënuar nga katër gola në portat e kundërshtarëve.
Ndërsa, dueli i radhës është ai në mes të Llapit dhe Gjilanit që do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Për Llapin ky është takimi i parë zyrtar për këtë edicion, ndërsa Gjilani pritet të kërkon këndellje pas zhgënjimit në xhiron e parë.
Dy duelet fillojnë nga ora 16:00 dhe transmetohen drejtpërdrejt në Art Motion.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.