Gjilani të premten e pret Ferizajin, në ndeshjen e cila e nis xhiron e fundit të çerekut të parë, në Superligën e Kosovës në futboll.
E shtuna është e rezervuar për dy duele tjera shumë interesante, njofton Klankosova.tv.
Malisheva është nikoqire e Prishtinës, kurse Drita udhëton në Drenas, për t'u përballur me Feronikelin'74.
Të dielën në Suharekë, për herë të parë në kuadër të Superligës, do të ndeshen dy skuadrat e këtij qyteti.
Ballkani në cilësinë e vendasit, sfidohet nga Suhareka "mysafire", raporton Klankosova.tv.
Dukagjini Llapi është ballafaqimi tjetër i xhiros së nëntë në Albi Mall Superligë.
Të gjitha ndeshjet transmetohen në kanalet sportive të Art Motion, me fillim në orën 13:00.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.