Qyteti i Prizrenit më saktësisht palestra “Sezai Surroi” të enjten pasdite do të jetë arenë e basketbollit.
Pasi aty zhvillohet finalja e madhe mes Flamurtarit të Vlorës dhe Bashkimit të Prizrenit.
Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00 dhe transmetohet në Artmotion.
Skuadra vlonjate në gjysmëfinale mundi Partizanin 67:60, kurse Bashkimi shënoi fitore ndaj Penzës 70:69.
Kjo është hera e parë që Superkupa Mbarëkombëtare mbahet në Kosovë, përkatësisht në qytetin e Prizrenit.
Në edicionin e kaluar ishte mbajtur në Vlorë, ku kishte triumfuar Penza e Pejës.
Flamurtari është kampion në Shqipëri, ndërsa Bashkimi fitues i Kupës dhe Superkupës së Kosovës.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.