Superndeshje është zhvilluar mes Rahovecit e Kastriotit për Superkupën e Kosovës në hendboll.
Pas një drame të vërtetë, garën e fitoi Rahoveci me rezultat 31:30.
“Vreshtarët” për herë të dytë rresht e fitojnë Superkupën e Kosovës.
Ndeshja u zhvillua të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, në një atmosferë të zjarrtë në praninë e afro 2500 shikuesve.
Ndeshja ishte e fortë, me shumë duele të forta. Dhe u vendos vetëm në aksionet e fundit.
Arbios Mushkolaj ishte më efikasi te Rahoveci me shtatë gola.
Ardit Tafilaj i shënoi pesë gola, ndërsa nga katër i shtuan Mali Luzha e Hamdi Salihu.
Me disa pritje në momente vendimtare u dallua edhe Arbër Curri.
Te Kastrioti më efikasi ishte Festim Mustafa me tetë gola. Gjashtë i kishte Adonit Isufi e pesë Beni Sula. Me pritje u dalluan Dardan Dugolli e Wadi Chebbi.
Trofeun e Superkupës kapitenit të Rahovecit, Egzon Gjukës ia dorëzoi presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.