KB Prishtina ka arritur të mund KB Bashkimin me rezultat 88:50 në Superkupën e Kosovës.
Kryeqytetasit arritën të fitojnë këtë ndeshje me pak vështirësi, pasi që në çerekun e parë ata shënuan 27 pikë kurse prizrenasit vetëm shtatë, transmeton Klan Kosova.
Çereku i dytë ishe edhe më i mirë nga ana e Plisave të cilën e mbyllën këtë pjesë me rezultat 51 – 23.
Pjesa e dytë ishte e mirë për skuadrën nga Prizreni e cila fitoi çerekun e tretë por që ishin në disavantazh përsëri.
Me 38 pikë epërsi u mbyll çereku i katërt, që njëherësh ia solli trofeun Prishtinës në këtë ndeshje.
AJ Devis me 18 pikë, 7 kërcime e katër asistime ishte më i miri tek bardhekaltrit duke u pasuar nga Valon Bunjaku me 14 pikë, 8 kërcime e 8 asistime, transmeton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.