06.12.2022 · përditësuar para 1292 dite1 min lexim
Nga 7 deri më 11 dhjetor do të mbahet Superkupa e Kosovës në Prishtinë, ku pjesëmarrëse janë tetë klubet e elitës së basketbollit.
Vitin e kaluar, Ponte Prizreni ishte fitues i Superkupës së Kosovës në basketboll. Kundërshtar i prizrenasve në finale ishte Trepça e cila u mposht, me rezultat 90-81 në Prishtinë.
Edhe këtë edicion, Prishtina do të jetë shtëpi e tetë skuadrave kosovare për katër ditë radhazi, në kuadër të Superkupës së Kosovës në basketboll.
E qysh në ditën e parë, kampioni aktual, Ponte Prizreni do të përballet me ekipin nikoqir, Sigal Prishtinën në çerekfinale. Kjo sfidë fillon prej orës 20:00, teksa katër orë më herët është edhe një duel tjetër.
Të mërkuren, në çerekfinale do të përballen mes vete Golden Eagle Ylli nga Suhareka dhe Vëllaznimi nga Gjakova.
Takime shumë interesante sjell edhe dita e enjte në kanalet sportive të platformës Artmotion. Prej orës 17:00, Trepça për kundërshtar e ka Rahovecin, ndërsa Peja do të ballafaqohet me skuadren nga Prizreni, Bashkimin nga ora 20:30.
E të premten zhvillohen dy gjysmëfinalet, teksa të dielën është finalja e madhe që fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Klan Kosova.
●●●
SK
SHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.