Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me skuadrën e basketbollit të femrave Penza do të organizojë Super kupën e Kosovës në konkurrencën e femrave.
Garat do të zhvillohen më 4 dhe 5 Tetor në Pejë.
Në gjysmëfinale do të përballen Penza dhe Vëllaznimi, si dhe Prishtina me Bashkimin. Finalja do të zhvillohet më 5 Tetor.
Takimet pritet të jenë shumë interesante, duke marrë parasysh se këto katër skuadra luftuan për titull deri në fund të edicionit të kaluar.
Fitues i fundit i Super kupës është Bashkimi, kurse në edicionin e kaluar Kupën e fitoi Prishtina, ndërsa titullin skuadra e Penzës, duke e bërë njërin nga edicionet më interesante pasluftës në Kosovë.
Orari
4 Tetor 2021
Gjysmëfinalet:
16:00 Penza - Vëllaznimi
19:00 Prishtina - Bashkimi
5 Tetor 2021
Ora 19:00 FINALJA
●●●
SKSHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.