Sonte me fillim nga ora 21:00 luhet finalja e Kupës së Botës për klube.
"MetLife Stadium" në New Jersey do të jetë arena e përballjes së Chelseat dhe Paris Saint Germain.
Kjo superfinale do të transmetohet drejtpërdrejtë në Klan Kosova.
"Blutë e Londrës" dhe francezët i kanë tetë përballje ndërmjet vete.
Dy fitore janë të anglezëve, tri lojë kanë përfunduar me barazim derisa tri fitore i ka marrë skuadra nga Paris.
Mbetet të shihet se kush do ta rendit këtë trofe në vitrinën e vet.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.