Transmetimet e NBA në platformën më atraktive dhe unike në vend vazhdojnë edhe me një duel tjetër interesant. Këtë herë në palestër zbresin Brooklyn Nets dhe New Orleans në duelin që vjen drejtpërdrejt nga “Barclays Center” e në ekranet e juaja.
01:30 NEW ORLEANS – BROOKLYN ART SPORT 1
Brooklyn do të synoj të mbajë pozitën e parë të lindjes edhe më tutje, pasi e mori para pak ditësh nga Philadelphia dhe shpreson që të mos e lëshoj më deri në fund të sezonit të rregullt. Për të vazhduar të mbeten të parët, ata duhet të mposhtin fillimisht kundërshtarët e New Orleansit në ndeshjen që luhet të enjten në mëngjes me fillim nga ora 01:30 dhe transmetohet direkt në Art Sport 1.
Nets janë në krye të lindjes me 35 fitore dhe 16 disfata, por që të njejtin rekord si ta e kanë edhe rivalët e Philadelphia 76ers teksa në anën tjetër “Pelikanët” e New Orleansit renditen të 11-tët në perëndim dhe kanë nevojë për fitore në kërkim të zonës “Play-In”.
New Orleans, 5-shja e mundshme startuese:
Bledsoe, Ball, Ingram, ëilliamson, Adams
Brooklyn, 5-shja e mundshme startuese:
Irving, Harris, Durant, Aldridge, Jordan
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.