Kampionati më i fortë i basketbollit në botë, vazhdon sonte (pas mesnate) me katër përballje të mëdha rivalësh.
Padyshim që spikat dueli ndërmjet Huston Rockets dhe Dallas Mavericks, njofton Klankosova.tv.
Kjo super ndeshje transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore në vend, Art Motion, me fillim në orën 01:30.
Pos këtij dueli, mes vete përballen edhe Memphis Grizzlies - Milwaukee Bucks, Utah Jazz - San Antiono Spurs dhe Los Angeles Clippers - Phoenix Suns.
Që kur nisi sezoni i ri në NBA, Cleveland Cavaliers është duke shkëlqyer, pasi në Konferencën Përendimore për pesë ndeshje ka po aq fitore, raporton Klankosova.tv.
Njëkohësisht pa humbje aktualisht është edhe Oklahama City Thunder që udhëheq renditjen e Konferencës së Lindjes, me katër fitore.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.