Chicago Bulls e pret në "United Center" skuadrën e Minesota Timberwolves.
Ky duel që fillon në orën 02:00 të mëngjesit me kohën tonë lokale, transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion!
Që kur nisi edicioni i ri në NBA, skuadra e Chicagos ka fituar tri ndeshje, teksa i ka humbur pesë, raporton Klankosova.tv.
Nga ana tjetër Timberwolves ka katër triumfe e tri humbje.
Në të njejtin termin zhvillohen edhe dy përballje tjera.
Milwaukee Bucks është nikoqir i Utah Jazz, derisa Portland Trail Blazers udhëtojnë te San Antonio Spurs, njofton Klankosova.tv.
Edicioni 2024/25 i kampionatit më të fortë të basketbollit në botë, transmetohet ekskluzivisht në Art Motion!
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.